“Vizita e Ramës në Izrael ndikon te Trump”, Koçi: Kontratë e re e SHBA me shqiptarët, erdhi pas…

“Vizita e Ramës në Izrael ndikon te Trump”, Koçi: Kontratë e re e SHBA me shqiptarët, erdhi pas…

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, e ka cilësuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael si një zhvillim me rëndësi të veçantë gjeopolitike, duke theksuar se ajo shkon përtej marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Izrael. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Koçi u shpreh se kjo vizitë ka impakt të drejtpërdrejtë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe lidhet me zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, vizita vjen pas krijimit të Bordit të Paqes në Davos, ku Shqipëria ishte e ftuar zyrtarisht, si dhe pas përfshirjes së Kosovës. Koçi e interpretoi këtë si një vëmendje të shtuar të SHBA-së ndaj shqiptarëve në tërësi dhe jo thjesht ndaj një pjese të tyre në rajon, duke e quajtur një “riaktivizim të kontratës...