Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, qytetarët: Ju erdhi fundi
Protesta e 39-të kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë mbrëmje me marshimin e qytetarëve në rrugët e kryeqytetit, pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë. Me pankarta në duar dhe thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për korrupsion dhe keqmenaxhim të vendit. Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si:“Edi Rama, SPAK-you”, “Rama në burg” dhe “Ju erdhi fundi”, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar itinerarin në rrugët e Tiranës. Në protestë janë shfaqur edhe pankarta me mesazhe politike, ku lexohej: “39 ditë populli flet, pushteti hesht”, dhe “Vetëm burgu e kthjellon”. Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet deri në realizimin e kërkesave të tyre, duke theksuar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet kërkesa kryesore e...
Burimi:
syri.net