“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, zhvilloi sot një takim me strukturat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në kryeqytet. Në fokus të takimit ishte prezantimi i raportit vjetor mbi punën e kryer nga kjo strukturë, sa i përket aksionit për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Tiranës dhe kthimin e këtyre hapësirave në ambiente rekreative, për t’i shërbyer nevojave të komunitetit. “Gjatë gjithë kësaj kohe është bërë lirimi i hapësirave publike në Tiranë, të cilat në ditët dhe kohët në vijim do të prezantohet që këto hapësira publike që përmes punës suaj u liruan, do rikthehen në lulishte apo në vende të cilat janë ideuar nga arkitektët më të mirë sot për sot në Evropë dhe këto do të kthehen në vende...