“Vijojmë me reformat”- Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane!
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka renditur prioritetet e diplomacisë shqiptare për periudhën në vijim, duke vënë në fokus procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe reformimin e Shërbimit të Jashtëm. Ai e bëri ktë edhe me një postim ditën e sotme (25 gusht) në rrjetin social X. Nga seminari (retreat) i Qeverisë në Pogradec, ministri Hoxha theksoi se Shqipëria synon një diplomaci më moderne, profesionale dhe meritokratike, ndërsa paralajmëroi edhe thjeshtimin dhe modernizimin e shërbimeve konsullore. “Në fokus të veçantë do të jetë vijimi i reformimit të Shërbimit të Jashtëm, për një diplomaci moderne, profesionale dhe meritokratike“, shprehet ndër të tjera ministri. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X: “Pogradec –...
Burimi:
javanews.al