VIDEO/ Vjosa Osmani rrëfehet ekskluzivisht sonte në orën 20:45 në Çim Peka LIVE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do rrëfehet sonte ekskluzivisht në emisionin Çim Peka LIVE.Në orën 20:45, Osmani do jetë përballë moderatorit Çim Peka për të komentuar krizën e rëndë politike në Kosovë. Osmani ka shpërndarë parlamentin, ndërkohë që çështja ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.Përplasja e nisur mes Vjosa Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurti u thellua pas dy takimeve të Vjosa Osmanit me presidentin amerikan, Donald Trump dhe zyrtarë të lartë amerikanë.Vetëvendosja nuk pranoi të japë firmat për rikandidimin e Osmanit, duke provokuar krizën që mund ta çojë vendin në zgjedhje të tjera të parakohshme. Por si do vazhdojë ky ngërç juridik dhe politik në Kosovë?Për këto dhe të tjera, mos e humbisni sonte rrëfimin ekskluziv të Osmanit duke nisur nga ora 20:45!
Burimi:
syri.net