VIDEO/ Tela: ‘The Albanian Files’ sjell prova publike për projektet e Ramës, SPAK-u ka detyrimin të hetojë
Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, deklaroi se libri ‘The Albanian Files’ që ka nxitur debat publik për projektet në zonën e Zvërnecit përmban elementë që sipas tij duhet të shërbejnë si bazë për hetim nga SPAK-u. Tela kujtoi se diskutimi mbi këtë botim ishte bërë publikisht që një javë më parë, duke theksuar se në Shqipëri shpesh projektet planifikohen dhe parapërgatiten përpara se të ndryshojnë kushtet ligjore që i bëjnë të mundshme. Sipas tij, një nga akuzat më të rënda të ngritura në libër lidhet pikërisht me Zvërnecin. Ai e cilësoi këtë një akuzë publike me rëndësi të veçantë, duke shtuar se drejtësia tashmë ka në dispozicion dokumente që mund të verifikohen. Duke komentuar zhvillimet...
Burimi:
syri.net