VIDEO / Sot 5 Maji, Rama dhe Begaj vendosin kurora me lule te “Nënë Shqipëri”: Dëshmorët a Atdheut, të paharrueshëm
Krerët e shtetit janë duke zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve sot në 5 maj. I pari që vendosi një kurorë me lule ishte presidenti i Republikës Bajram Begaj. Pas tij, kurorë me lule vendosi edhe kryeministri Edi Rama. Pas tyre, me radhë nderuan dëshmorët ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu. Kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan thjesht: “Të paharrueshëm Dëshmorët e Atdheut”.
Burimi:
javanews.al