VIDEO / Rama në terren, hapet segmenti i zgjeruar Tiranë-Durrës deri te Mbikalimi i Rinasit
Hapet plotësisht segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit. Ndërkohë që së shpejti nis puna për vijimin e mëtejshëm të aksit drejt Durrësit, si edhe për segmentet e Korridorit Blu, Kashar-Lekaj, Lekaj-Fier. Ndërsa në javët në vijim pritet dalja e fituesit të garës për segmentin Milot-Balldren. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi janë të pranishëm. “Kemi aksin Kashar-Lekaj dhe jemi në fazën përmbyllëse të dokumentacionit. Aksi Milot-Balldreni është në fazën përmbyllëse dhe besoj që për dy javë do të kemi shpalljen e fituesit. Jemi në rrugën finale, do të jepet vlerësimi. Në sezonin e verës krijon gjithë zhbllokimin e Adriatikut”, tha Karakaçi.
Burimi:
javanews.al