VIDEO / Rama ndan pamjet nga Samiti në Armeni: Shqipëria u dëgjua me respekt!

VIDEO / Rama ndan pamjet nga Samiti në Armeni: Shqipëria u dëgjua me respekt!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale këtë mëngjes, një video nga punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian, i zhvilluar në Armeni. Ai ka publikuar pamje nga takimet dhe momentet kryesore të samitit, duke vënë në dukje praninë dhe angazhimin e Shqipërisë në këtë forum të rëndësishëm politik. Sipas tij në këtë takim të nivelit të lartë, Shqipëria është dëgjuar me vëmendje dhe respekt, si pjesë e diskutimeve mbi sfidat e përbashkëta dhe të ardhmen e Europës. Samiti i këtij viti u zhvillua nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë” dhe u bashkëdrejtua nga presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan. Në total janë ftuar 48 krerë shtetesh dhe qeverish, përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian,...