VIDEO/ Osmani: Asnjëherë nuk kam bërë pazare në dëm të Kosovës, ftesa për në Bordin e Paqes arritje

VIDEO/ Osmani: Asnjëherë nuk kam bërë pazare në dëm të Kosovës, ftesa për në Bordin e Paqes arritje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur për angazhimin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare, takimet me presidentin Trump, ftesën për Samitin e NATO-s dhe pjesëmarrjen në Bordin e Paqes. Osmani theksoi se gjatë gjithë karrierës së saj politike nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë pazare që dëmtojnë interesin e Kosovës. ‘Ka ndodhur e kundërta. Aleatët tanë e dinë shumë mirë se janë takuar dhe kanë biseduar me mua si presidente’, tha ajo. Presidentja vuri në dukje se nuk ka pranuar kurrë të minojë sovranitetin, integritetin territorial apo kushtetutshmërinë e Kosovës. Ajo kujtoi se në Kosovë presidentët tradicionalisht kanë qenë më të angazhuar në politikën e jashtme sesa kryeministrat. ‘Jo vetëm për këto...