VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

Ish-deputeti Lefter Maliqi dhe avokati Spartak Ngjela, u përplasën në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report TV, mbi qëndrimet e tyre të kundërta politike. Menjëherë sapo hyri në lidhje live dhe pa Maliqin në studio, Ngjela u revoltua dhe kërkoi që të kishte një intervistë pa debat. Por pasi Ngjela deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha është ‘i mbaruar’ politikisht, Maliqi u kundërpërgjigj duke i thënë avokatit se e kishte çështje personale me kreun e PD-së. Më pas debati agravoi, ku të dy protagonistët përdorën fyerje kundrejt njëri-tjetrit dhe u desh ndërhyrja e moderatorit Qori, që debati të përfundonte. “Kush është ky ore? Kush është ky?”, pyeti Ngjela. “Zoti Maliqi është ish-deputet i opozitës”, tha gazetari Qori. “Jo s’ka me deputetë të tjerë, unë jam vetëm bilateral...