Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
VIDEO/ Kriza e thellë e PD-së dhe përjashtimi i të rinjve, Arbër Kola: Ja pse e mbështes lëvizjen e Salianjit
Arbër Kola është një ndër të rinjtë aktivë të Partisë Demokratike. I biri i një prej themeluesve të PD-së në Mirditë, ai është rritur mes protestash dhe angazhimi politik. Për shkak të këtij aktivizimi, është arrestuar disa herë nga policia si aktivist i Partisë Demokratike. Në krizën e vitit 2021, Arbër Kola zgjodhi t’i bashkohej foltoreve të Sali Berishës dhe të ishte organizator aktiv i tyre, pasi Berisha u shpall non grata dhe Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar. Me energjinë dhe pasionin e të riut që beson te një Parti Demokratike e ndërtuar mbi vlera, ai e pa këtë angazhim si një betejë për parime dhe jo për emra. Për të njëjtat arsye, më vonë iu bashkua edhe lëvizjes së Ervin Salianjit.Por sot,...