VIDEO/ Financial Times fundos Ramën, Zhulali: I trembur, dukej si njeri i cili ishte në pritje të aktakuzës

VIDEO/ Financial Times fundos Ramën, Zhulali: I trembur, dukej si njeri i cili ishte në pritje të aktakuzës

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ina Zhupa Zhulali, ka komentuar intervistën e fundit të Edi Rama për Financial Times, duke e cilësuar atë si një nga goditjet më të rënda që media prestigjioze britanike i ka bërë imazhit të kreut të qeverisë shqiptare. Sipas Zhupalit, Financial Times, një nga gazetat më me ndikim në botë, e lexuar nga diplomatë, investitorë dhe drejtues të kompanive më të mëdha ndërkombëtare, ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si e paraqet Ramën. Në vend të liderit reformator që promovonte vite më parë, gazeta e profilizon sot si një figurë të lidhur me realitetin e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Zhulali theksoi se një nga elementët më problematikë të intervistës ishte pranimi nga vetë kryeministri i ekzistencës së fenomenit të pastrimit të...