VIDEO/ Blushi: Cilësia e hetimit skandaloze, dosja është bosh. SPAK pranoi se akuza për lobim ka rënë

VIDEO/ Blushi: Cilësia e hetimit skandaloze, dosja është bosh. SPAK pranoi se akuza për lobim ka rënë

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke folur për gazetarët pas seancës në Gjykatën e Posaçme ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK dhe procesit hetimor. Blushi ironizoi kushtet e paraburgimit të Metës, duke iu referuar ‘kafazit me shtatë yje’, ndërsa tha se komunikimi i tij me avokatët dhe mediat është i pamundur. Ai kritikoi gjithashtu mungesën e mediave në fund të seancës, duke pretenduar se kjo lidhet me ‘cilësinë skandaloze të hetimit’. Sipas Blushit, gjatë seancës u provua se ndaj Metës ‘nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë penale’, duke shtuar se nuk ekzistojnë prova për lidhje me biznesmenë apo afera korruptive, si dhe nuk ka pasuri të paligjshme të sekuestruara. Deputeti i PL-së deklaroi...