VIDEO/ Berisha-Ramës: Je një kufomë politike, fundin e ke të shpejtë! Siç votuam të lirë sot, do votojnë shqiptarët nesër
Lideri i demokratëve, Sali Berisha në fjalën e tij pas rikonfirmimit në krye të PD-së, i ka dërguar një mesazh edhe Edi Ramës. Sipas tij, siç demokratët votuan të lirë sot, edhe shqiptarët do të votojnë të lirë. ‘Edi Rama, dije mirë se për këtë ushtri 40-mijëshe, ti ke zero legjitimitet. Se ti kudo që të shkosh, edhe në hënë dhe prapa diellit, shkon një hajdut i shpërfytyruar. Shkon një sharlatan. Shkon njeri pa legjitimitet. Ndaj dhe do trajtohesh i tillë deri ditën e largimit tënd nga pushteti. Parti e votës së lirë.’, tha Berisha. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Miq, u përballëm me një diktaturë autoritare, e cila shpërbëri zgjedhjet. E cila ngërtheu, korruptoi mediat dhe gjuhën shqipe, gjuhën më...
Burimi:
syri.net