VIDEO/ Berisha: Protestat tona janë bërë zëri i Shqipërisë në mbarë kombin dhe në mbarë botën

VIDEO/ Berisha: Protestat tona janë bërë zëri i Shqipërisë në mbarë kombin dhe në mbarë botën

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë ‘Foltores’ në degën 5 në Tiranë, deklaroi se protestat e opozitës kanë marrë një rol kyç në përfaqësimin e zërit të qytetarëve shqiptarë, si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se, pavarësisht lodhjes dhe vështirësive, qëndresa e opozitës ka qenë vendimtare për ekzistencën e saj. pa këto protesta, pushteti do të ishte konsoliduar në mënyrë absolute nga Edi Rama, tha ai. Berisha theksoi se protestat kanë ndikuar në kundërshtimin e, sipas tij, narrativave të dëmshme për Shqipërinë në qarqe ndërkombëtare, duke i cilësuar ato si përpjekje për të justifikuar probleme të brendshme përmes stereotipeve ndaj shqiptarëve. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Jemi në prag të një proteste jashtëzakonisht të...