Vetëofrimi Erion Braçe si kandidat për Tiranën, alternativë apo strategji?!

Vetëofrimi Erion Braçe si kandidat për Tiranën, alternativë apo strategji?!

Nga Albert Vataj Erion Braçe, socialisti që po e projekton veten si alternativë për drejtimin e Tirana, po hyn në një fazë të re të profilizimit të tij politik: nga zëri kritik brenda shumicës, në një figurë që kërkon të marrë përgjegjësi ekzekutive dhe të ofrojë zgjidhje konkrete për një realitet të ngarkuar me problematika të akumuluara.Prej kohësh, Braçe është perceptuar si një “opozitar i brendshëm” në radhët e së majtës, një rol ambig që për një pjesë të opinionit publik duket si një lojë e mirëkalkuluar politike, ndërsa për të tjerë mbetet një përpjekje autentike për të mbrojtur interesa reale, veçanërisht ato të fermerëve dhe shtresave prodhuese. Ky dualitet perceptimi e ka shoqëruar figurën e tij, duke e bërë njëkohësisht të besueshëm për disa...