“Vetëm botoks nuk ka në burg…”/ Rakipi batuta me Kryemadhin: Je e çmendur, i mbledh gratë aty ti…

“Vetëm botoks nuk ka në burg…”/ Rakipi batuta me Kryemadhin: Je e çmendur, i mbledh gratë aty ti…

Monika Kryemadhi, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për procesin gjyqësor ndaj saj dhe Ilir Metës. E pyetur nga Ylli Rakipi, nëse ka frikë se mund të përfundojë në burg, Kryemadhi e kaloi me nota humori, duke thënë se burgu i vërtetë është jashtë dhe se në burg kërcehet napoloni, duke ironizuar një video nga burgu i Durrësit, ku të burgosurit dëfreheshin me muzikë. Pjesë nga biseda: Ylli Rakipi: Për gjendjen ku ndodheni sot, fajësoni Ramën, veten, ambasadorët? Sepse flisni shpesh për ambasadorët. Monika Kryemadhi: Yuri Kim dhe Altin Dumani. Përdorën Erion Velinë si vegël, pastaj kur Veliaj mendoi se po largonte Metën, Berishën, duhet të ikte edhe Rama, tha ik dhe ti. Është arrogancë e Erionit. Ylli...