Vetëm 30 minuta seancë/ Nis me tensione sesioni i ri parlamentar, deputetët e opozitës “pushtuan” foltoren
kuvend TIRANË- Kuvedi ka nisur zyrtarisht punimet e sesionit të dytë të legjislaturës së 11-të. Seanca plenare e parë për 2026-ën nisi me tensione me tensione dhe debate të forta mes palëve, teksa deputetët e opozitës u rreshtuan dhe bllokuan foltoren. Deputetët e opozitës i kanë kërkuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, të jap autorizimin e Kuvendit SPAK-ut që të arrestojë zv.kryeministren Balluku. Kjo seancw ka zgjatur vetwm 30 minuta. Kryetari i parlamentit Niko Peleshi kaloi për miratim disa ligje, që morën vetëm votat e depuetetëve të mazhorancës. Pas kësaj, ai tha se seanca për sot mbyllet./ZËRI
Burimi:
zeri.ai