VENDIMI- Plazhet publike në Shqipëri bëhen me pagesë, bashkitë do të vendosin çmime tavan për shezlonët

VENDIMI- Plazhet publike në Shqipëri bëhen me pagesë, bashkitë do të vendosin çmime tavan për shezlonët

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Qeveria ka miratuar ndryshime thelbësore në rregulloren për administrimin e stacioneve të plazhit, duke zgjeruar kompetencat e bashkive për kontrollin e çmimeve të shezlongëve dhe duke krijuar një kategori të re plazhesh publike të administruara drejtpërdrejt nga pushteti vendor. Përmes vendimit të ri të miratuar sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, bashkitë marrin kompetencën për të caktuar çmimet maksimale për çdo stacion plazhi përpara nisjes së sezonit. Një nga risitë kryesore është e drejta e Këshillave Bashkiakë për të vendosur çmime maksimale për shezlongët përpara nisjes së sezonit turistik. Vendimi krijon gjithashtu një koncept të ri administrimi, atë të “plazhit publik të tarifuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore”. Këto plazhe do të menaxhohen drejtpërdrejt nga bashkitë ose ndërmarrjet e tyre dhe do të...