Vendimi i Sadushit në shërbim të rilindasve!
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të shpallur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, duke e cilësuar atë si një hap që favorizon zyrtarët e korruptuar dhe dobëson luftën kundër korrupsionit në vend. Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ky vendim rrezikon të krijojë lehtësira për individë të lidhur me pushtetin, duke vështirësuar punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve në ndëshkimin e abuzimeve me fondet publike. Sipas Këlliçit, Shqipëria nuk vuan nga masa të ashpra ndëshkimi, por nga mungesa e tyre dhe nga imuniteti që gëzojnë zyrtarët e lartë. Postimi i plotë: Vendimi i Sadushit në shërbim të rilindasve! Vendimi i shpallur sot nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, ashtu siç e kemi paralajmëruar, sjell lehtësim...
Burimi:
syri.net