Vendimi i PS: Nuk japim autorizim për arrest me burg apo në shtëpi për Ballukun

Vendimi i PS: Nuk japim autorizim për arrest me burg apo në shtëpi për Ballukun

Ulsi Manja tha sot para grupit socialist se nuk ka vend për zëvendësimin e ndalimit të largimit jashtë vendit me atë të arrestit në burg apo në shtëpi, për deputeten Belinda Balluku. Ai i ka kërkuar kolegëve dhe Kuvendit rrëzimin e kërkesës së SPAK dhe mosdhënien e këtij autorizmi. “Ne si anëtarë të mazhorancës arrijmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit  personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit, me atë të arrestit në burg apo në shtëpi. Ky rekomandim i joni nuk e pengon SPAK të vazhdojë hetimet në ngarkim të deputetes Belinda Balluku. Masa e sigurimit e ndalimit jashtë shtetit, e garanton vazhdimin e procedimit penal të nisur prej saj. Ne e konsiderojmë çështje...