VENDIMI-Hyn në fuqi Bordi i Transparencës për naftën

VENDIMI-Hyn në fuqi Bordi i Transparencës për naftën

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Ka hyrë zyrtarisht në fuqi Bordi i Transparencës. Në datën 18 mars, qeveria propozoi ngritjen e Bordit të Transparencës për çmimet bazë, ndërsa vendimi për rikthimin e Bordit është publikuar zyrtarisht në Fletoren Zyrtare. Detyra e këtij bordi është monitorimi i kostove të prodhimit për të gjithë tregtarët, vendosjen dhe ruajtjen e çmimeve, monitorimin e subjekteve me qëllim shmangien e rasteve abuzime. Kompanitë kanë afat deri më datë 24 mars që të dorëzojnë pranë ministrit përgjegjës për Ekonominë përfaqësuesit e tyre në përbërje të këtij bordi. “Çmimet, që përcaktohen nga Bordi gjatë situatës së veçantë, janë të detyrueshme për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit në vend”– thuhet në vendim. Vetë kryeministri Edi Rama një...