Vendimet në mbledhjen e qeverisë, ndryshime në ministrinë Bujqësisë dhe atë të Ekonomisë
Janë publikuar vendime e mbledhjes së fundit në qeveri, ku spikasin dy ndryshime në dy ministri të ndryshme. Tana Kika është emëruar zëvendësministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ndërsa sa i përket ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Blerta Rama është liruar nga posti i zëvendësministres. Vendimet e plota: •Miratimin e listës I të barnave të rimbursueshme, që tregtohen në farmacitë e spitaleve.-Miratimin e listës II të barnave, që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.-Miratimin e masës së mbulimit të çmimeve të barnave të rimbursueshme, të renditur sipas klasifikimit ATC, në masën 50% – 100%, sipas grupeve terapeutike dhe barnave, të përcaktuara.-Miratimin e marzheve të tregtimit për barnat e listës së rimbursueshme, përkatësisht, në masën 8% për tregtimin me shumicë dhe 24%...
Burimi:
top-channel.tv