Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Vendi i gjunjëzuar nga përmbytjet, Rama: Nuk e kuptoj pse nuk më fajësojnë mua dhe në vendet e rajonit, çudi e madhe
edi rama TIRANË- Teksa vendi prej pothuajse 48 orësh është nën pushtetin e përmbytjeve, ku mijëra familje janë nën ujë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë ironi në rrjetet sociale. "Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf", shkruan Rama në një postim në X.