Veliaj përplaset me avokatin e Ols Dados në seancë: Një prokuror s’mund të shkatërrojë jetën e kujtdo pa përgjegjësi
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është përfshirë në debate me avokatin e prokurorit Ols Dado, të cilin e ka paditur në Gjykatën Administrative për procedurat e emërimit të tij në SPAK. “Në vendin tuaj do të isha shumë i shqetësuar, sepse përfaqësuesja e KLP-së gënjeu hapur se nuk ka pasur një mbledhje. Ju duhet t’u tërhiqni vëmendjen këtyre institucioneve. Ka mbërritur dita që në gjykatat e Republikës së Shqipërisë gënjejnë institucionet. Unë jam prova e gjallë se nuk jam mbi ligjin, por askush nuk mund të fshihet pas ligjit. Prokurori e ka monopolin për t’ia shkatërruar jetën dikujt, herë me të drejtë dhe herë më të padrejtë”, citohet të ketë thënë Veliaj, përcjell A2 CNN. Veliaj i tha avokatit të Ols Dados: “Mos qeshni”....
Burimi:
javanews.al