‘Veliaj në burg pa prova’/ Rama-PD: SPAK është kthyer në stacionin juaj të fundit të shpresës për pushtet
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me ironi opozitës në Kuvend, ku tha se SPAK është bërë stacioni i fundit i shpresës për pushtet nga ana e saj. Rama tha se kryebashkiuaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në burg, pa prova. “SPAK është bërë si sportel. Ka qenë një sportel pas Kryeministrisë kur bënim stërvitje dhe aty liheshin; letrat nga populli. Kështu është bërë SPAK. Dhe Tony Blair ekeni çuar në SPAK. Nuk doli gjë. Tani çoni prapë Tony Blari se kush e di del ndonjë provë si ato që mbajnë në burg pa gjyq lali Erin për të cilin janë shkruar tre volume. SPAK është stacioni i fundit i rrugës së shpresës së tuaj për pushtet.”, theksoi kryeministri Edi Rama.
Burimi:
ntv.al