“Vazhdon me këmbëngulje lirimi i hapësirave publike”/ Rama në “Flasim”: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, në Tiranë janë çliruar 140 mijë metra katrorë
Në poscastin “Flasim, kryeministri Edi Rama foli për lirimin e hapësirave publike, një aksion që qeveria e vijon prej muajsh tashmë. Rama u shpreh se ky mision vazhdon, teksa deri më tani në Tiranë, sipas tij, janë çliruar 140 mijë metra katrorë hapësirë publike. “Vazhdon, vazhdon, vazhdon me këmbëngulje lirimi i hapësirave publike dhe imponimi i një statusi të ri të hapësirës publike. Nuk është e lehtë. Është lufta me një mentalitet të rrënjosur, mesa duket ende më thellë sesa këto 30 e kusur vite. Mesa duket, i kombinuar edhe me mentalitetin e përpara kohës kur hapësirat publike ishin hapësirat e një shteti unik në një diktaturë të ashtuquajtur të proletariatit, ku proletarët i kishin të gjitha me fjalë dhe i kishin të gjitha bashkë,...
Burimi:
top-channel.tv