“Vazhdojmë betejën tonë”/ Berisha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës: Kundër narkoshtetit dhe Ramaduros
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ndodhet sot në selinë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Strasburg të Francës, së bashku me deputeten Albana Vokshi. Në një videomesazh për qytetarët, Berisha deklaroi se opozita po vijon betejën e saj kundër narkoshtetit dhe keqqeverisjes së Edi Ramës, duke theksuar se kjo betejë po e çon kauzën e saj në arenën ndërkombëtare dhe në vëmendjen e institucioneve europiane. Videomesazhi i plotë: Mirëmëngjes, miq! Një përshëndetje të përzemërt nga selia e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës, ku jemi sot këtu bëashkë me Albana Vokshin, për të vazhduar betejën tonë kundër narkoshtetit dhe Ramaduros. Ditë të mbarë të gjithëve!
Burimi:
sot.com.al