Vasili: Rama po hedh baltë mbi Gjermaninë, a do reagojë Ambasada Gjermane?
Ish-deputeti Petrit Vasili ka reaguar me një postim në Facebook, duke ngritur pyetjen nëse Ambasada Gjermane do të mbajë të njëjtin standard reagimi edhe ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Në postimin e tij, Vasili shkruan: “A do reagojë Ambasada Gjermane? Lexojeni vetë se si Rama shan e hedh baltë pa fund për Gjermaninë dhe thotë: ‘Gjermanët dolën në krah të molotovarëve’”. Ai rikujton reagimin e Ambasadës Gjermane më 23 mars, kur dënoi dhunën gjatë protestave, duke cituar deklaratën: “Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme”. Sipas Vasilit, nëse Ambasada Gjermane nuk reagon edhe ndaj deklaratave publike të Ramës, atëherë krijohet përshtypja se ajo po mban standard të dyfishtë dhe po i nënshtrohet presionit politik. Postimi i Vasilit: A do...
Burimi:
syri.net