Vasili publikon video-skandal nga burgu: Mejhane me drogë e alkool, ndërsa Ilir Meta trajtohet çnjerëzisht

Vasili publikon video-skandal nga burgu: Mejhane me drogë e alkool, ndërsa Ilir Meta trajtohet çnjerëzisht

Ish-deputeti Petrit Vasili ka publikuar një video që, sipas tij, përbën një skandal të rëndë në sistemin penitenciar shqiptar. Pamjet, të cilat janë siguruar nga një burg i sigurisë së lartë, tregojnë disa persona të njohur të botës së krimit, mes tyre Lul Berisha, Fehmi Mziu dhe Islam Kasa, si dhe individë të tjerë të lidhur me Kel Arapi. Në videon e postuar nga Vasili, këta persona shfaqen në ambientet e  burgut duke përdorur telefona, nën shoqërinë e muzikës, alkoolit dhe drogës. Ish-deputeti e ka cilësuar situatën si një degradim total të rendit dhe sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit. “Shikojeni me sytë tuaj se çfarë batërdie dhe çfarë mejhane lejon qeveria e Edi Rama nëpër burgje”, shkruan Vasili në reagimin e tij në...