Vangjeli: Vendimi i Gjykatës së Lartë për paraburgimin – një evolucion i vonuar, por i domosdoshëm
Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” në RTSH1 se vendimi i unifikuar i Gjykatës së Lartë për rishikimin periodik të masës së paraburgimit përfaqëson një ndërhyrje të vonuar, por të nevojshme për të korrigjuar praktika të thella problematike në sistemin penal. Vangjeli nënvizoi se ka një diferencë të madhe funksionale mes prokurorit dhe gjykatësit, duke i krahasuar ata me një kardiolog dhe një dentist: “Të dy janë doktorë dhe kanë mbaruar të njëjtën shkollë, por diferenca mes tyre është shumë e madhe”. Ai u ndal në pritshmëritë për vendime të reja të Gjykatës së Strasburgut, duke përmendur se një sërë çështjesh pritet të trajtojnë emra të njohur publikë si Ilir Meta, Erjon Veliaj, Ilir Beqja dhe të tjerë. “Jo vetëm tre raste që...
Burimi:
javanews.al