Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se gjasat janë që protesta të shuhet në korrik, por shkaqet e saj janë akoma në shesh.  “Gjasat janë që protesta me ardhjen e korrikut – një muaj përvëlues – të shuhet, sepse vapa përvëluese i ftoh edhe pasionet më të nxehta të shqiptarëve. Por jo, ka një gjë që është thelbësore për t’u thënë: njerëzit edhe mund të largohen nga bulevardi, por shkaqet që i nxorën në bulevard janë atje”, – shprehet Vangjeli. Analisti nënvizon karakterin unik të kësaj proteste, e cila ka arritur të tejkalojë format tradicionale të protestave të mëparshme në Shqipëri. Sipas tij, ajo ka konkurruar me sukses dominimin e politikës nga “binomi Rama-Berisha”. “Nga ana tjetër, shënjestrimi...