Vangjeli: Po tentohet të kthehet tabloja politike e viteve para 2008-ës
Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se po tentohet të kthehet tabloja politike përpara vitit 2008. “Sot jemi në atë momentin kur të gjithë duket se thonë sa mirë ishim atëherë kur ishim më keq”, tha Vangjeli, duke shtuar se “po tentohet që në një mënyrë ose në një tjetër të rikthehet tabloja politike në vend përpara vitit 2008”. Sipas tij, para vitit 2008 ekzistonte një sërë partish të vogla – numerikisht të vogla – që ishin shndërruar në një shqetësim reciprok për dy partitë e mëdha dhe “këto parti të vogla detyronin ndarjen e pushtetit, por jo të përgjegjësisë”. “Dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore që marrëveshja e 2008-ës për ndryshimet kushtetuese u bë nën moton ‘fituesi...
Burimi:
javanews.al