Vangjeli: Pas takimit në Davos, po punohet intensivisht për një vizitë të Ramës në Uashington

Vangjeli: Pas takimit në Davos, po punohet intensivisht për një vizitë të Ramës në Uashington

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se pas takimit të kryeministrit Edi Rama në Davos, po punohet intensivisht për një vizitë të tij në Uashington, e cila nuk përjashtohet të ndodhë së shpejti. Në emisionin “Trialog” në RTSH, Vangjeli tha se pritej një zhvillim nga SHBA që në Tiranë do të interpretohej si mbështetje për qeverinë. “Unë kam paralajmëruar që pritet diçka nga SHBA që në Tiranë do të lexohet si mbështetje për qeverinë dhe takimi në Davos nuk e përjashton një vizitë të radhës së Ramës në Uashington, jo domosdoshmërish për të takuar Trump. Ftesa e Shqipërisë në Bordin e Paqes ngjan se është një dhuratë. Kjo duhet parë në dy këndvështrime. Pjesëmarrja e Shqipërisë në një institucion të tillë të krijuar, për shkak të...