U përplas me Berishën gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Kuçana: Mbështetësit e ‘mulizimit’ po mbajnë peng PD-në

U përplas me Berishën gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Kuçana: Mbështetësit e ‘mulizimit’ po mbajnë peng PD-në

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana ka folur lidhur me rezolutën që ka propozuar gjatë mbledhjes së Këshillit dhe përplasjen me Berishën. Kuçana bëri me dije se i ka kërkuar Këshillit Kombëtar marrjen e një vendimi zyrtar në mbështetje të kërkesave të qytetarëve që ndodhen në shesh, duke vlerësuar se situata në vend nuk është normale. Ndër të tjera, ajo ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj disa anëtarëve të PD, duke theksuar se një grup i vogël po mban peng partinë duke mbështetur atë që ajo e  quan “Mulizimi i PD”. Kuçana ka theksuar se ka ardhur momenti që në Partinë Demokratike të kthehet meritokracia “Pas kësaj kam kërkuar që të propozoj një rezolutë e cila ka të bëjë me protestën e...