U la jashtë garës për drejtimin e PD, Salianji: Akt i padëgjuar në historinë politike, PD nuk është pronë!
Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar mbrëmjen e kësaj të enjteje, më 30 prill, pas refuzimit të pranimit të dokumenteve të tij për kandidimin në garën për kryetar të Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë vendim si një akt të paprecedentë në historinë politike të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se ky veprim tregon se PD po trajtohet si pronë personale dhe jo si një aset publik i ndërtuar nga demokratët ndër vite. Sipas tij, refuzimi i kandidimit është një përpjekje për të penguar garën dhe për të mbrojtur interesa të ngushta brenda partisë. “Partia Demokratike është pasuri e shqiptarëve. Ajo nuk mund të jetë pronë private. Sot u konsumua një akt i padëgjuar ndonjëherë në historinë politike: refuzimi i pranimit të...
Burimi:
javanews.al