Tryeza e PL për të rinjtë, Meta: Shqipëria u përket brezave të rinj, arsimi dhe punësimi, prioritetet tona kryesore
Presidenti i Partia e Lirisë, Ilir Meta, deklaroi në një postim në Facebook se “Partia e Lirisë është partia e rinisë”, ndërsa falënderoi Lëvizjen Rinore për Integrim për organizimin e tryezës “Shqipëria u përket të rinjve”. Meta tha se gjatë tryezës u diskutuan problemet e rinisë dhe pasojat e shpopullimit të vendit, ndërsa prezantoi edhe programin e partisë për mbështetjen e të rinjve dhe familjeve të reja. Ai përmendi strehimin për çiftet e reja, mbulimin deri në 100% të pagës për nënat për dy vite pas lindjes, rritjen e financimit për arsimin, mbështetjen për studentët dhe kërkimin shkencor, si dhe më shumë përfaqësim të të rinjve në vendimmarrje. “E ardhmja dhe Shqipëria u përket të rinjve”, u shpreh Meta. Postimi i plotë: Partia e Lirisë,...
Burimi:
syri.net