Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ditë para mbledhjes së Bordit të Paqes që do të zhvillohet në Uashington, me ftesë të presidentit Donald Trump. Një muaj më parë, Rama bëri të ditur se kishte marrë ftesë për t’u bërë pjesë e këtij organizmi të ri ndërkombëtar, i cili synon administrimin e Gazës dhe nxitjen e paqes në rajon. Ai e cilësoi përfshirjen si një moment krenarie për Shqipërinë, duke theksuar se vendi ynë është ndër shtetet themeluese të Bordit dhe se nuk do të kontribuojë financiarisht për anëtarësimin apo për statusin e përhershëm. Sipas Ramës, Bordi i Paqes nuk do të jetë “një forum tjetër deklaratash”, por një mekanizëm i përqendruar në vendimmarrje dhe përgjegjësi konkrete në nivel...