Tre orë protestë/ Molotov, flakë dhe gaz, çfarë prodhoi revolta e PD këtë të shtunë
shtë mbyllur pas 3 orësh protesta e thirrur nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme. Protesta nisi e qetë para Kryeministrisë, ku kryedemokrati Sali Berisha dhe mbështetësit e tij qëndruan për rreth 30 minuta, ndërsa nuk u shënua asnjë incident. Më pas, protestuesit vijuan marshimin e tyre drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Tiranës, ku patën disa përplasje me efektivët, të cilët nuk lejuan qytetarët të vijonin më tej, ndërsa ishin vendosur disa metra para godinës. Gjatë marshimit, protestuesit u vunë flakën kazanëve të mbeturinave, ndërsa vijuan rrugën e tyre drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës e më pas drejt zonës së ish-Bllokut. Pasi u afruan te ish-vila e diktatorit Enver Hoxha, protestuesit hodhën një sasi të madhe molotovi dhe fishekzjarresh, duke i vënë flakën...
Burimi:
vizionplus.tv