Transparencë e shërbimeve publike, lançohet platforma kombëtare për raportim të problematikave

Transparencë e shërbimeve publike, lançohet platforma kombëtare për raportim të problematikave

Inspektorati i Përgjithshëm ka lançuar plaftormën sigurt.gov.al (https://sigurt.gov.al/) e cila i vjen në ndihmë qytetarëve dhe subjekteve apo bizneseve. Në sigurt.gov.al, qytetarët mund të futen dhe të denoncojnë një sipërmarrje e cila shkel ligjin e punës, ndot mjedisin apo shkel ligje të tjera të shtetit shqiptar. Qytetarët mund të zgjedhin vetë nëse duan të identifikohen në denoncimin që bëjnë ose të ruajnë anonimatin. Po ashtu, platforma u jep mundësi edhe subjekteve, bizneseve që të mund të denoncojnë një inspektor i cili nuk zbaton ligjin, rregulloren apo shkel etikën në punën e tij. Edhe në këtë rast, biznesi mund të zgjedhë të jetë anonim ose të identifikohet. Çdo raportim pajiset me një kod unik gjurmimi, i cili mundëson ndjekjen online të statusit dhe fazave kryesore të...