Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet të marrin masat për të garantuar sigurinë në plazhe

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet të marrin masat për të garantuar sigurinë në plazhe

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë pasdite në Shëngjin, ku dy të rinj nga Kosova humbën jetën si pasojë e mbytjes në det, ndërsa tre të tjerë u shpëtuan në plazhin e “Ranës së Hedhun”. Me një mesazh ngushëllimi, kreu i Shtetit shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së dy të rinjve dhe solidaritetin me familjet e viktimave.  “Me hidhërim të thellë mësova për ngjarjen tragjike që u mori jetën dy të rinjve nga Kosova sot në Shëngjin. Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave, ndërsa uroj shërim sa më të shpejtë për tre shokët e tyre,” tha Begaj. Presidenti nënvizoi se kjo tragjedi është një kujtesë...