Tragjedia me dy viktima në Durrës, reagon Presidenti Begaj: Institucionet të marrin masat për rritjen e sigurisë dhe të hetojnë ngjarjen

Tragjedia me dy viktima në Durrës, reagon Presidenti Begaj: Institucionet të marrin masat për rritjen e sigurisë dhe të hetojnë ngjarjen

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik në Durrës, ku dy fëmijë u përplasën për vdekje nga shoferi i dehur. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se ndihet i tronditur nga aksidenti, ndërsa shpreh ngushëllimet për familjarët e tyre. Sakaq ai i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masat për rritjen e sigurisë në qarkullim dhe të kryejnë hetimet për ngjarjen. “I tronditur thellë për aksidentin e tmerrshëm në Durrës, ku humbën jetën dy vogëlushë dhe një tjetër u plagos shumë rëndë. Lutem me përunjësi për shpirtrat e tyre! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe familjarët e dy engjëjve të vegjël. Uroj shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital. Institucionet përgjegjëse të marrin masa...