Tokë e kontestuar’/ Vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
Përgjatë dy ditëve të vrenjtura më 21 dhe 22 janar, zona piktoreske e Zvërnecit buzë lagunës së Nartës në Vlorë u kthye në tokën e Ivanka Trump – vajzës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Fshati u rrethua nga forca të shumta policie, ndërkohë që Trump e shoqëruar nga një grup i madh arkitektësh dhe biznesmenësh, u filmuan teksa lëviznin me një eskortë makinash të larta nëpër zonë.Ivanka Trump vizitoi dy herë gjatë qëndrimit manastirin e vjetër të Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit, ku bëri foto dhe ndezi qirinj. Ajo u takua gjithashtu disa herë me kryeministrin Edi Rama, me të cilin u filmua edhe gjatë një darke.Por stacioni kryesor ishte plazhi me rërë të bardhë i Porta Novës, ku grupi ngriti çadra...
Burimi:
sot.com.al