Tjetër masakër civile në Nigeri, persona të armatosur vrasin të paktën 17 fermerë dhe plagosin 13
Të paktën 17 fermerë u vranë dhe 13 u plagosën në një sulm nga persona të armatosur në veriperëndim të Nigerisë, thanë sot zyrtarët lokalë dhe banorët. Sulmi ndodhi të premten në qytetin Goron Namaje në zonën Maradun të shtetit Zamfara në veriperëndim të Nigerisë, raporton AP, duke vënë në dukje se asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e fundit nga bandat e armatosura. “Fermerët po punonin në fushat e tyre kur banditët i sulmuan papritur dhe vranë 17 fermerë”, tha Shehu Musa, një banor i Maradunit. Ai shtoi se të plagosurit po trajtohen në një spital aty pranë. “Ky sulm është rezultat i refuzimit të qeverisë së shtetit Zamfara për të negociuar me personat e armatosur”, tha Sanusi Dosara, kryetari i qeverisë...
Burimi:
syri.net