‘Tirana zhytet në plehra’/ Zhulali zbulon skandalin: Bashkia fshehu krizën për të mos rënduar pozitat e Veliajt

‘Tirana zhytet në plehra’/ Zhulali zbulon skandalin: Bashkia fshehu krizën për të mos rënduar pozitat e Veliajt

Një denoncim i fortë është bërë nga anëtarja demokrate e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, e cila deklaroi se Bashkia e Tiranës ka fshehur prej muajsh një krizë të rëndë që lidhet me depozitimin e dherave të ndërtimit dhe menaxhimin e mbetjeve urbane në kryeqytet. Sipas saj, landfilli i Sharrës nuk pranon më prej kohësh dherat e gërmimeve, ndërsa Bashkia nuk ka ndërmarrë asnjë hap zyrtar për të adresuar situatën, duke sjellë hedhjen ilegale të tyre në zona të ndryshme të Tiranës. Denoncimi u bë gjatë një dëgjese publike maratonë me përfaqësues të EcoTiranës dhe drejtorive përgjegjëse të Bashkisë, ku sipas Zhulalit dolën në pah probleme të rënda në pastrimin e qytetit. Ajo ngriti pikëpyetje mbi transparencën e kontratës së EcoTiranës, ndërsa theksoi se...