“Territorialja” miraton kalendarin! Palët bien dakord të punojnë për të realizuar ndryshimet brenda afatit

“Territorialja” miraton kalendarin! Palët bien dakord të punojnë për të realizuar ndryshimet brenda afatit

Pas dy orë diskutimesh, anëtarët e komisionit të posaçëm të reformës territoriale pranuan propozimet e opozitës, se kalendari i punës mund të ndryshojë gjatë rrugës. Më herët, opozita dhe mazhoranca patën debate sa i përket punimeve. Ishte bashkëkryetari Arbjan Mazniku, i cili propozoi një sondazh për këtë reformë, që sipas tij mund të japë rezultat në 3 ose 4 muaj. “Përgatitja praktike e sondazhit do të na marrë ca kohë. Në 12 qarqe siç thoni ju do të paktën 3-4 muaj që nga dalja e mbledhjes së të dhënave në terren te përpunimi. Ky është një proces që pa tre muaj ne nuk dalim dot në krye se është proces teknik. Për këtë arsye, bashkërendimi i proceseve është gjëja më e mire”, tha Arbjan Mazniku,...