“Territorialja” miraton ekspertët, në prill nisin takimet dhe dëgjesat në të gjitha qarqet e vendit

“Territorialja” miraton ekspertët, në prill nisin takimet dhe dëgjesat në të gjitha qarqet e vendit

Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale miratoi listën e ekspertëve, të cilët do të punojnë mbi ndryshimet që do të kryhen si dhe për problematikat e çdo bashkie përkatëse.  “Keni për detyrë të ndani çdo bashki në bazë të problematikave si dhe çfarë na duhet ne të ndryshojmë”, tha Luçiano Boçi, bashkëkryetar i PD në Reformën Territoriale.  “Puna do të nisë menjëhere nuk kemi kohë për të humbur, çdo e dhënë nga ekspertët do të shqyrtohet gjatë mbledhjeve”, u shpreh Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i PS në Reformën Territoriale. Megjithatë, muajt në vijim do të sjellin një volum pune për anëtarët e komisionit, pasi do të nisin me dëgjesat dhe takimet në terren.  “Do ftojmë kryetarët e bashkisë, nuk përjashtojmë as mundësin e krerëve të njësive...