Tensionet në rajon, Hoxha reagon ndaj Vuçiçit: Mos ringjallni ndasitë e së kaluarës!

Tensionet në rajon, Hoxha reagon ndaj Vuçiçit: Mos ringjallni ndasitë e së kaluarës!

“Çdo angazhim i yni, koordinim dypalësh, tripalësh apo më shumë nuk duhet të shqetësojë askënd e as të përdoret nga askush, në rajon apo jashtë tij, për të justifikuar militarizimin e vendit e shoqërisë e aq më pak për t’i fryrë zjarreve të rrezikshme të luftërave dhe për të rikthyer thirrjet arkaike për fitore e përkatësi territoriale” Me këto fjalë iu përgjigj të hënën ministri i jashtëm Ferit Hoxha deklaratave të bëra nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dy ditë më parë, gjatë një ceremonie të Forcave të Armatosura në Banjicë ku tha se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë formuar aleancë kundër Serbisë në rajon, dhe për këtë arsye paralajmëroi ditë të vështira. “Ata po formonin aleanca kundër nesh në rajon, ne i kuptuam këto lëvizje dhe filluam...