Tensionet në Lindjen e Mesme, sa të rrezikuar jemi? Rama për “Le Point”: Do të blejmë sisteme mbrojtëse, Shqipëria nuk ka një qëndrim të unifikuar të BE-së
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën e njohur javore franceze, “Le Point”, ku ka folur për luftën në Lindjen e Mesme, qëndrimin që mban Shqipëria. Ai deklaroi se vendi ynë nuk ka asnjë marrëdhënie me Iranin, teksa shtoi se nuk jemi të rrezikuar, pasi Shqipëria është anëtare e NATO-s. “Le Point” shkruan se në vitet 1990, kryeministri karizmatik i këtij vendi ballkanik me gati 2.7 milionë banorë jetonte në Qytetin Ndërkombëtar të Arteve në Paris si… piktor. Ministër i parë i Kulturës, pastaj kryetar bashkie i Tiranës, ai e ka udhëhequr vendin që nga viti 2013 me vendosmëri dhe pragmatizëm, duke sjellë staturën e tij dalluese si ish-basketbollist (mbi dy metra i gjatë) në samitet ndërkombëtare. “Një udhëheqës shumë i aftë, Rama...
Burimi:
top-channel.tv